Digjen tre makina në parking

0

3 mjete janë djegur si pasojë e flakëve të zjarrit që kanë rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në një parking në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, pranë një pallati në ndërtim.

Policia dhe ekspertët zjarrfikës po hetojnë lidhur me shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit, dhe nuk përjashtohet mundësia që të kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme.

Nuk dihet ende nëse mjetit i përkisnin pronarit që po ndërton pallatin apo të banorëve të tjerë të zonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu