Në tentativ për të grabitur një dyqan 4 adoleshentët në Has u kapën nga pronari i dyqanit nën kërcënimin e armës ,ku dy prej tyre mbetën të plagosur . Ngjarja ka ndodhur në orën 3:00 të mëngjesit të djeshme në Helshan të Hasit.
Adoleshentët ishin pikasur nga pronari i biznesit, Sadri Shatri, i cili ka hapur zjarr me çifte, duke plagosur dy 16-vjeçarë.
Policia arrestoi 4 të miturit, të cilët rezultojnë autorë të një vjedhje tjetër si edhe pronarin e dyqanit që u tentua të grabitej.