Shkodër/ Kapet duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 26-vjeçari

0

Një 26-vjeçar në Shkodër ka rënë në prangat e policisë , për shkak se është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Sipas policisë i arrestuari është F. B., 26 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe.

Ky person u kap në flagrancë në aksin rrugor Shkodër – Hani Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj, Malësi e Madhe, duke transportuar me një automjet, 7 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilët dyshohet se po i transportonte në afërsi të kufirit me Malin të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vukpalaj”.

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, pas një pune të mirorganizuar u finalizua operacioni i koduar “Vukpalaj”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

F. B., 26 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe.

Ky shtetas u kap në flagrancë në aksin rrugor Shkodër – Hani Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj, Malësi e Madhe, duke transportuar me një automjet, 7 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilët dyshohet se po i transportonte në afërsi të kufirit me Malin të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu