“Zgjoi”, një film me regjizore Blerta Bashollit nga Kosova, fitoi tri nga çmimet më të rëndësishme të festivalit më të madh të pavarur të filmit, “Sundance”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Filmi i cili flet për jetën e një gruaje që mbeti e ve pas luftës në Kosovë, fitoi çmimet: filmi më i mirë, regjisorja më e mirë si dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit.Fahrije Hoti, rolin e të cilës në film e luan aktorja, Yllka Gashi, ishte vetëm 28 vjeçe, kur bashkëshorti i saj së bashku me 225 burra të fshatit Krushë e Madhe, u vranë nga forcat serbe.