Kryendeshja e javës së 18-të, Vllaznia-Laçi, do të zhvillohet sot

0

Vllaznia-Laçi, do të zhvillohet sot në orën 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Duke parë rëndësinë e takimit mes ekipit kryesues dhe atij që pozicionohet në vendin e tretë, FSHF ka menduar të dërgojë 6 arbitra sot në Shkodër.

Kryesor i ndeshjes do të jetë Kreshnik Cjapi, i cili përfaqëson kolegjiumin e Fierit.
Ky i fundit gjykoi edhe pak javë më parë sfidën Vllaznia-Teuta 1-0. Sa u përket arbitrave anësorë, do të jenë të dy me stemën e FIFA-s, pikërisht Rejdi Avdo dhe Ilir Tartari. Si arbitra të linjës janë caktuar Ardian Beqiri dhe Roshers Muska, ndërsa në rolin e gjyqtarit të katërt do të jetë Denis Rexha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu