Nxirret i gjallë nga tuneli punonjësi i termocentralit, pas katastrofës ku dyshohet se vdiqën mbi 200 persona

0

Një punëtor i termocentralit ka festuar me shpëtimtarët e tij pasi është nxjerrë i gjallë nga tuneli që ishte përmbytur pas një kolapsi akullnajash në Indi.

Punëtori ngriti duart e tij për ndihmë që të vinin ta shpëtonin. Ekipi i shpëtimit u gëzua pasi arriti të nxirrte të gjallë pasi u zu nga rënia e një copë akullnaje u shkëput dhe bllokoi tunelin ditën e dielë.

Katastrofa la të vdekur rreth 18 persona dhe 200 të tjerë janë akoma të zhdukur përfshirë këtu dhe puntorë të termocentralit të cilët u zunë brenda në tunel pasi vërshoi përmbytja.

Policia kufitare e Himalajave shpëtoi rreth 12 persona nga tuneli ditën e dielë në një përpjekje shpëtimi katër orëshe, por 37 persona mendohen të jenë bllokua në një tunel të dytë.

Disa qindra punojës të ekipeve të shpëtimit, ekipeve të zhytjes forcat e marinës rinisën punën ditën e sotme në përpjekje për të shpëtuar persona të tjerë. Punëtorët e emergjencave po punojnë me makineri të rënda që të heqin grumbuj të mëdha gurësh me më shumë se 300 metra mbeturina akoma për tu pastruar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu