Masakroi me thikë prostitutën shqiptare në Milano/ Arrestohet 43-vjeçari

0

Në shtetin italian kanë arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 47-vjeçares shqiptare Luljeta Heshta, i cili është një 43-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Heshta u vra një ditë më parë me thikë ndërsa mori pesë plagë duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja në San Giuliano Milanese në periferi të Milanos. Autori akuzohet për vrasje të qëllimshme. Ai u ndalua pasditen e djeshmme bashkë me persona të tjerë, ndërsa mediat italiane konfirmojnë se pas marrjes në pyetje, është mbajtur në qeli pasi dyshohet se ka kryer krimin e rëndë.

Emri i këtij personi ende nuk është bërë i ditur për shkak të hetimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu