Arrestohet 35-vjeçari nga Vlora/Shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh

0

Policia e Vlorës ka arrestuar mëngjesin e sotëm një 35-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet K.R., të cilit i është dhënë masa e sigurisë “Arrest me Burg” nga Gjykata e Vlorës.

Materialet iu referuan prokurorisë së qytetit bregdetar për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: Vlorë/ Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me sektorin e shërbimeve operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: K.R., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu