Masakroi me thikë prostitutën shqiptare në Itali/ Dalin pamjet kur autori largohet nga skena e krimit

0

Zbardhen detaje të tjera nga masakrimi i prostitutës shqiptare në Itali, Luljeta Heshta, 47 vjeçe. Ajo u godit 5 herë me thikë, 3 herë në këmbë dhe 2 në kurriz, çka i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë, për ngjarjen e rëndë u arrestua 43-vjeçari shqiptar, Alfred Kipe, partneri i viktimës, të cilën e goditi për vdekje në Pedriano, San Giuliano të Milanos. Një tragjedi që duket se erdhi për shkak të xhelozisë. Ata ishin bashkë prej 20 vjetësh.

Kipe vazhdon ta mohojë krimin, por prokuroria e Lodi-t ka pak dyshime që 43-vjeçari, me precendentë të mëparshëm penale për dhunë dhe armëmbajtje pa leje, është fajtor për vrasjen e ndodhur pak pas orës 13:30 të së dielës, në rrethrrotullimin e Binasca, një vend i frekuentuar nga prostitutat, një profesion që kishte zgjedhur të bënte edhe Luljeta.

Shumë dëshmitarë thanë se autori mbante në kokë një kapele të zezë, xhup po të zi dhe atlete të kuqe. Por jo vetëm kaq. Një shofer e filmoi vrasësin me telefon, vetëm pak kohë pas ngjarjes, material që u sekuestrua nga prokuroria. Ajo që e vulos autorësinë e tij në këtë krim janë qelizat telefonike, që e vendosin Kipen pikërisht në vendin dhe orën ku u va Luljeta.

43-vjeçari, që thotë se është i pafajshëm, deklaroi para karabinierëve se e kishte kaluar të gjithë ditën në një lokal të Milanos, një alibi që bie poshtë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu