Drogë dhe dhunë në familje/Dy të arrestuar në Vlorë

0

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit J.Gj. 29 vjeç i akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe një 37 vjeçar i cili ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasin J. Gj., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 113 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Specilaistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin K. Z., 37 vjeç, banues në Selenicë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes të tij.