Dita e 37 nga përmbytjet/ Fshati Obot në gjendje të jashtëzakonshme rrezikshmërie, uji vërshon në banesa

0

Gjatë orëve të fundit në Njësinë Administrative Ana e Malit situata e përmbytjeve vazhdon të jetë e rënduar. Rreth 1300 ha tokë bujqësore është përmbytur në fshatrat Oblikë, Obot, Muriqan , Shtuf dhe Velinaj në Shkodër. Ndërkohë në fshatin Obot prezenca e ujit nëpër oborret e banesave shkon deri në 14 cm, ku e bllokuar nga uji është edhe rruga kryesore e këtij fshati. Deri më tani mësohet se janë të përmbytura 8 shtëpi në fshatin Muriqan dhe 2 të tjera në fshatin Muriqan.

Njoftimi i plotë:

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Ana e Malit, datë 12.02.2021

Ka renie të nivelit të ujit me rreth 10 cm.

1300 ha toke bujqësore e përmbytur (fshatrat Oblikë, Obot  Muriqan , Shtuf e Velinaj).

Rruga e Obotit e bllokuar rreth 150 cm lartësi në rrugë.

Shtepi të përmbytura 8.

Prezencë uji në oborre rreth 140 cm (fshati Obot.)

Shumë garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Obot.

Në fshatin Muriqan (Lagja Xhakaj e Kurtaliaj) 2 shtëpi me prezencë uji.

Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan.

Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek lagja Goricë (rruga e bllokuar).

Rruga Obotit  e pakalueshme (makina e ushtrisë nuk kalon).

Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).

Ujësjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).

Qendrat shendetësore në gatishmëri.

Energji elektrike ka në të gjithë zonën.

SPZ e zonës në gatishmëri.

UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate).

Varkat e FA, reparti BMR Tiranë, janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit  (fshati Obot).

Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 3 m.

E bllokuar rruga Goricë, mbi 50 cm ujë (kalohet me makina ushtrie).

Nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë. Po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pa mundur.

Situata është shumë kritike (dita 37 e përmbytjeve).

Gjendja e vështirë në lagjen Gallube, fshati Oblikë (përmbytur garazhe e stalla bagëtish).

Fshati ObotT në gjendje të jashtëzakonshme rrezikshmërie.

Situata mbetet shumë e rënduar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu