Largimi i Aguero në fund të sezonit, kohë në të cilën i skadon kontrata, ka detyruar drejtuesit e Man.City të nisin punën prej kohësh për të gjetur një zëvendësues për argjentinasin. Pep Guardiola është i fiksuar pas idesë për të sjell në Mançester një sulmues kalibri, nuk dëshiron një zëvendësues të radhës, por kërkon një goditje “big” për të blinduar repartin ofensivë një herë e mirë.
Në listën e dëshirave gjejmë emra të shumtë, ndërsa së fundmi në Angli mediat flasin edhe për një interesim të “qytetarëve” për Romelu Lukakun.