Përmbytjet në Fier, flet banori: Shteti na mbyt për 20 milionë lekë. U kërkojmë një pompë uji dhe të bëjnë një rezervuar/ Na thonë s’kemi inxhinier

0

Një  banor ka folur se përmbytjet në Fier shkaktohen nga mos interesimi i shtetit për të investuar në kanalet kulluese dhe se kjo situatë është e përsëritur prej 20-vjetësh. Bujku theksoi se çdo vit kanë investuar shuma të konsiderueshme në të mbjellat e tyre por janë përmbytur dhe shteti nuk ka dhënë asnjë dëmshpërblim. Më tej ai tha se tokat e tyre bujqësore përmbytet pasi shteti nuk investon një shumë prej 20 milionë lekësh duke ngritur një hidrovuar dhe një stacion toke. Nga kërkesa që kanë bërë drejt institucioneve lidhur me këtë çështje, ai thotë se nga autoritetet përgjigja është se nuk kanë inxhinierë për të bërë studimin e nevojshëm

“Ne për çdo vit mbjellim prodhime dhe asnjë kokërr leku nuk marrim vetëm se hedhim lekë. Ne jemi të papunë të ardhmen tonë këtu e kemi tek toka se shteti nuk na gjen tokë punë. Unë kam hedhur 500 mijë lekë se ka mbjellë 5 dylym tokë dhe po ti bësh llogaritë me laps 100 mijë lekë dynymi vete kostoja e tokës. Këtu nuk duke bimë me sy ka mbi 50 pont ujë në disa vende arri edhe 1 metër, këtu shteti na mbyt për vetëm 20 milionë lekë që të bëjë një hidrovuar dhe një stacion pompe vetëm kjo është zgjidhja jonë., për këto toka që janë këtu ne mbytemi vetëm nga shteti dhe as nga natyre apo  gjë tjetër.

Kjo situatë vazhdon çdo vit që nga viti 2000 dhe këtej, ne kemi pasur një kolektor që është pastruar vetëm në mes nuk është pastruar as nga fundi as në fillim. Nga autoritetet na thonë që nuk ka inxhinier  që të bëjë studim. Gazetarët kanë qenë parvjet dhe unë kam pasur 15 dylym shasi hodha 7 milionë lekë dhe nuk mora asnjë kokërr leku apo dëmshpërblim”- u shpreh banori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu