Lezha është mbuluar nga dëbora ditën e sotme, ndërsa banorët e qytetit bregdetar nuk e kishin përjetuar këtë dukuri natyrore prej shumë vitesh.
Ndërsa sot ishte parashikuar dhe ndeshja Besëlidhja-Partizani , kjo e fundit është anuluar pasi stadiumi është mbuluar tërësisht nga bora.
Futbollistët të cilët gjuajnë topa në fushën e bardhë tashmë dhe shumica prej tyre janë rikthyer sërisht në mjetet e transportit.
Shqipëria është përfshirë nga reshjet e shiut dhe të dëborës që në orët e para të mëngjesit ndërsa temperaturat kanë zbritur nën zero në qytetet kryesore të vendit.