Gjykata rrëzon prokurorinë për kolegjet “Turgut Ozal”: S’ka asnjë provë, kthejini regjistrat shkollave!

0

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar vendimin e prokurorisë për të sekuestruar regjistrat e regjistrimit të nxënësve dhe studentëve të shkollat e kompanisë “Turgut Ozal”.

Prokuroria i kishte sekuestruar regjistrat për të provuar që numri i nxënësve ishte i njëjtë me ato të deklaruar. Por gjykata e ka konsideruar vendimin të padrejtë dhe regjistrat i janë kthyer kolegjit.

Gjykata e ka konsideruar shkelje këtë veprim, ashtu siç kishin paralajmëruar avokatët duke kërkuar heqjen e sekuestros mbi regjistrat, të vendosur disa muaj më parë.

Prokuroria ka nisur një hetim ndaj kolegjeve turke disa muaj më parë, veprim i cili është konsideruar gjerësisht si një veprim me prapavijë të fortë politike dhe i ndikuar nga fuqi të huaja.

Deri më tani, prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë akuzën për pastrim parash ndaj këtyre shkollave.