Dy persona ende të paidentifikuar kanë grabitur me dhunë gjatës natës së djeshme bannesën e një të moshuare në kryeqytet. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslim Keta” dhe e moshuara është shtetasja me inicialet N. Ç, 80 vjeçe.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë
Gjatë natës, në rrugën “Myslim Keta”, dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases N. Ç, 80 vjeçe. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.