Zbardhet dëshmia e babait të Santiago Malkos: Lajmin e vrasjen e mora nga media, djali s’kishte konflikte

0

Zbardhet dëshmia e Shefqet Malkos, babait të Santiago Malkos para trupës gjykuese në procesin gjyqësor kundër Blendi Tetës dhe 8 personave të tjerë.

Babai i 27 vjeçarit ka thënë që lajmin e ka mësuar nga televizioni “Pse uniformat blu nuk i kanë kapur autorët. Unë nuk kam pasur dijeni që djali im të kishte konflikte me ndonjë person. Nuk njoh asnjë nga personat e dyshuar”, është shprehur ai.

Në seancë nuk është paraqitur bashkëshortja e viktimës Dea Malko dhe sipas burimeve ai rezulton të jetë larguar jashtë vendit.

Në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos janë Leonard Duka, 33 vjeç; Erlis Duka, 29 vjeç; Ilir Selmani, 34 vjeç; Oltian Loga, 38 vjeç; Dritan Agaj, 38 vjeç; Fatmir Hyseni Musai, 42 vjeç Aleksdandër Maxhaku, 37 vjeç; Xhoni Nica, 24 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu