Danimarka ka marrë vendimin për të testuar dy herë në javë popullatën

0

Qeveria e Danimarkës ka marrë vendimin për të testuar dy herë në javë popullatën pasi kjo është e vetmja mënyrë për tu rikthyer te jeta normale.

Deri më tani gjysma e të testuarve kanë rezultuar pozitiv me variantin britanik të Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë i Danimarkës në një konferencë për mediat bëri me dije se duhen përpjekjet nga çdo qytetar dhe punëdhënës, por dhe nga qeveria për të siguruar që sistemi dhe tamponët të jenë gati.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë kjo strategji është çmenduri dhe jo reale, pasi kryerja e dy testimeve brenda javës për 5.8 milionë banorë do t’i kushtojë shtetit 13 miliardë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu