Situata nga përmbytjet në Shkodër/2230 ha tokë ende nën ujë

0

Vijon të jetë problematike situata nga përmbytjet në qarkun Shkodrës. Ndërkohë që prej ditësh nuk ka prezencë të reshjeve, niveli i ujit është i lartë.

Sipas të dhenve të publikuara nga bashkia Shkodër, 2230 ha tokë janë ende të përmbytura.

Në Rrugën e Obotit, niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm kalohet me makina ushtrie. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 30-40cm.

Njoftimi i plotë:

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 20.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 5.96 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 20cm.
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.50 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 15cm.
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 6.50 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 10cm.

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 2230 Ha


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu