Harroi çarçafin mbi ngrohësen me gaz/ I digjet shtëpia gruas

0

Shtëpia e një banoreje tek Kodra e Shtufit në Gjirokastër është djegur pas një pakujdesie të vetë zonjës. Dete Osmani thotë se ishte duke u ngrohur me gaz, dhe sipër kishte hedhur një si çarçaf. Më pas ajo ishte çuar për të hapur derën, dhe mbulesa ka marrë flakë.

“Po ngrohesha në petrogaz dhe kisha hedhur një si çarçaf, u ngrita që t’i hapja derën, këtij. Ka rënë atje, mbi petrogaz,” u shpreh zonja Osmani ndërsa zjarrfikësit shuanin flakët që përfshinë banesën.”

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu