27-vjeçari shqiptar në Itali sulmon me thikë ish-të dashurën greke

0

Një 27-vjeçar shqiptar në Itali ka sulmuar me thikë ish të dashurën e tij e greke. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Largo Marconi, në rrethin San Salvario në Torino.

Sipas mediave italiane i riu shqiptar qëlloi me thikë 20-vjeçaren greke me të cilën kishte pasur një lidhje. Ai e sulmoi disa herë në gjoks, barkë dhe qafë dhe pastaj u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia u njoftua përmes numrit të emergjencës nga kalimtarë që panë ngjarjen. E reja u shpëtua nga urgjenca mjekësore dhe më pas u dërgua në spital për një ndihmë të specializuar mjekësore.

Aktualisht ajo është në gjendje të rëndë për jetën. Sipas karabinierëve italianë konflikti mes dy të rinjve lidhjet me raportin e tyre të mëparshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu