Në reanimacionin e këtij spitali është shtuar numri i të rinjve, të cilët po luftojnë me jetën si pasojë e Covid. Mes tyre është dhe një 22-vjeçare nga Korça, e cila është e intubuar.
Ka një javë e shtruar në Sanatorium. Dy ditë më parë solli në jetë vajzën e saj. Shefja e reanimacionit Alma Cani rrëfen gjendjen e saj.
“Ka rreth një javë që ka ardhur, pasi pamë që gjendja po rëndohej donim të krijonim mundësinë e lindjes së bebit. Për të realizuar me dëshirën e madhe mbijetesën realizuam lindjen në bashkëpunim me spitalin Koço Gliozheni. Tani po vazhdojmë me asistencë respiratore, eintubuar duke monitoruar në të gjitha drejtimet. Nuk kam fjalë, sepse pabesia e virusit është”, thotë mjekja.