Një atentat i tipit mafioz ka tronditur Tiranën gjatë mëngjesit të sotëm, ku një person është ekzekutuar me dy plumba, në afërsi të Rrugës së Elbasanit, pranë Piramidës. Fillimisht u tha se personi ishte jashtë rrezikut për jetën, por burime nga spitali bëjnë me dije se personi rreth të 50-tave ka ndërruar jetë në spital.
Burimet bëjnë me dije se viktima është Behar Sofia, ndërkohë që ai ka qenë duke ecur në këmbë në momentin që është qëlluar.
Vijon…