RENEA po bën sot kontrolle në disa banesa në Laç lidhur me vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier më 1 shkurt.
Kontrollet po bëhen pasi policia beson se në këto banesa mund të jenë duke u fshehur autorët. Në kërkim në lidhje me këtë ngjarje janë katër persona, Alber Zaja, Elmir Tufa, Elson Xheçuka dhe Roland (Silvio) Cara.
Burimet bëjnë të ditur se dy nga autorët dyshohet se fshihen në periferi të Laçit ndërsa dy të tjerë dyshohet se janë larguar drejt Kosovës.