Rita Ora ndodhet prej disa ditësh në Australi, pasi do të jetë pjesë e jurisë së “The Voice”.
Pasi qendroi 14 ditë në karantinë në një hotel, Rita është “zgjidhur” nga zinxhirët dhe po shijon plazhet e bukura të Australisë.
Ajo është kapur nga paparacët dhe fotot e nxehta janë publikuar masivisht në mediat e huaja. 30-vjeçarja shihet të ketë veshur një palë bikini rozë në formë “body”, të cilat i tregojnë më shumë seç duhet.
Gjithashtu Rita Ora ka kombinuar edhe syzet dhe telefonin me bikinit, të cilët i ka po rozë.