Aksident i rëndë, kamioni përplas 65-vjeçarin që udhëtonte me biçikletë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në autostradën Durrës-Tiranë, ku një kamion ka përplasur një person rreth 65-vjeç që udhëtonte me biçikletë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 05.03.2021, në orën 21:20, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi F. T., duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, kamion, ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit shtetasi F. T., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu