“Po ca ilaçe moj, nuk ka doktora, nuk vijnë”, burri denoncon spitalin Covid

0

Një pacient që po trajtohet në një nga spitalet Covid ka bërë një denoncim ditën e sotme duke thënë se aty mungon shërbimi.

Denoncimin e ka bërë mbesa e pacientit në emisionin “Stop”, ku janë publikuar disa mesazhe mes saj dhe pacientit, me këtë të fundit që thotë se i japin vetëm një panine dhe një gotë qumësht gjithë ditën.

Pjese e bisedes:

Pacienti: Më japin pak qumësht edhe..

Familjarja: Kaq tërë ditën vetëm një panine dhe një gotë qumësht?

Pacienti: Po ca ilaçe moj, nuk ka doktora, nuk ka doktora, nuk vijnë, nuk ka. Vetëm vijnë këtu nga këto çupa, çuna, të pyet dhe njëherë qysh je dhe ikën nuk duken më. Mua më bie ndonjë pikë ujë të njom buzët, nuk ka. I thashë më çoni tek ai spitali në Sanatorium është më mirë aty, “ik” më tha mua, iki i thashë po me ça, qysh do iki, do më çosh ti atje me ambulancë?

Familjarja: O daja, i thuaj mua po më mbani për të vdekur këtu? Më bëni ilaçe, më bëni kura, ose më hiqni më çoni në shtëpi i thuaj, nuk dua unë të rri më këtu!

Pacienti: I thashë moj, i thashë edhe atë.

Familjarja: Mirë o daja, mos u mërzit, mos u lodh, se do të marr prapë pastaj!

Pacienti: Hajde natën!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu