Takimet me mësues janë nga ato takime që të emocionojnë dhe ku më së shumti duhet të dëgjosh. Të gjithë ne e mbajmë mend mësuesin e parë dhe rëndësinë që ata kanë patur për ne si fëmijë, ndaj sot dua tu uroj të gjithë mësuesve Gëzuar 7 Marsin!
Por për të parë një vend se ku është dhe ku po shkon, besoj se një tregues është të shohim gjendjen e trajtimin e mësuesve.
Prej 8 vitesh, ka një mospërfillje, një mungesë respekti ndaj tyre nga qeveria, edhe në Elbasan si kudo tjetër.
Mosvlerësim i punës, i orëve të zgjatura me stres, ngarkesë e përgjegjësi.
Një prej profesioneve më të vështira në vend, dhe nuk janë marrë aspak në konsideratë nga rilindja.
Prej 8 vitesh, paga nuk ka lëvizur, është e njëjta edhe pse jetesa është bërë më e papërballueshme nga viti në vit.
Ne do ti japim fund lodhjes e mundit të tyre shpërblim dinjitoz, europian.
Do të rrisim me 60% pagat dhe asnjë mësues nuk do të marrë më pak se 700 Euro në muaj rrogë. Më shumë të ardhura dhe mirëqenie për 35 000 familjet e tyre.
Më shumë dinjitet, më shumë nderim për ta.
Ky ndryshim po vjen. Është i prekshëm, i matshëm dhe do të ndodhë më 25 prill.


