Gratë në Kosovë kanë marshuar në Ditën Ndërkombëtare të Grave, 8 Mars, ndërsa theksojnë se kjo datë nuk është për të festuar.
Në këtë marshim shihen qindra gra të cilat mbajnë në dorë pankarta të ndryshme ku kërkohen drejtësia gjinore dhe shoqërore.
Kujtojmë se në ditën e 8 Marsit gratë në vende të ndryshme të botës dalin në marshime dhe protestojnë për të drejtat e tyre. Ngjarja e cila ka nisur nga lëvizjet socialiste në fillim të shekullit të XX.
Në Gusht të vitit 1910 në një Konferencë Ndërkombëtare të Grave, të mbajtur në Kopenhagë në Danimarkë ishte propozuar që të ketë një ditë ndërkombëtare të gruas.
Arsyeja se pse data 8 Mars ka mbetur si dita e gruas, është krejtësisht e rastësishme (në vitin 1914 dita ndërkombëtare e gruas ishte festuar me 8 mars vetëm për shkak se i kishte rënë e diel) derisa në vitin 1975, Kombet e Bashkuara i dhanë epitetin si “Dita Ndërkombëtare e Gruas”.