Një operacion ndërkombëtar antidrogë që është zhvilluar në orët e fundit ka vënë në pranga 55 persona, nga të cilët 27 janë shqiptarë.
Mësohet se hetimet për shkatërrimin e këtij grupi kriminal kanë nisur që prej vitit 2018, ndërkohë që droga e kapur vinte nga Vlora.
Ndër të tjera mësohet se grupi i trafikantëve akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotime dhe mashtrim të zyrtarëve politikë.