Të paktën 39 emigrantë kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes së dy anijeve në Tunizi ditën e djeshme. Ata po përpiqeshin të kalonin Mesdheun në ishullin Italian të Lampedusa.
Sipas asaj që raportan mediat ndërkombëtare, mësohet se rojet bregdetare shpëtuan 165 emigrantë të tjerë dhe vazhduan intensivisht kërkimet për të gjetur personat e mbijetuar. Të gjithë emigrantët e vdekur ishin nga Afrika nën-Sahariane.
Vija bregdetare afër qytetit port Sfax të Tunizisë është bërë një pikë kryesore kalimi për njerëzit që ikin nga konflikti dhe varfëria në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, dhe nisen drejt Europës me shpresën për të siguruar një jetë më të mirë.