Operacioni ndërkombëtar i drogës, arrestohet 30 vjeçari i shpallur në kërkim

0

Operacioni ndërkombëtar i drogës, arrestohet në Vlorë  30 vjeçari i shpallur në kërkim

Ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve në Vlorë në kuadër të operacionit ndërkombëtar të drogës të zhvilluar mes Italisë , Gjermanisë dhe Shqipërisë .

Në kuadër të operacionit të koduar “TIBUS”, është arrestuar Andi Veshaj, ndërsa një ditë më parë janë arrestuar Rezart Elmazaj, Dionis Moskaj, Ersild Nelaj, Zeqir Aliaj dhe Albano Juzaj, të cilët ishin shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

Të  arrestuar në Vlorë ishin pjesë e grupit kriminal shqiptaro-nigerian me 55 të arrestuar mes të cilëve 27 ishin shqiptarë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminal, dyshohen se nga data 01.06.2018 deri më 21.01.2019, kanë marrë pjesë në role të ndryshme në një organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Evropës.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “TIBUS”.

Shkon në 6 numri i personave të arrestuar.

Në vijim të operacionit “TIBUS”, në Vlorë, është kapur nga FAST Albania, FNSH, strukturat e DVP Vlorë dhe Interpol Tirana, një shtetas tjetër, i cili u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:

A.V., 30 vjeç, banues në Vlorë, Shqipëri.

Arrestimi i tij u bë pasi edhe ky shtetas, ashtu si 5 shtetasit e tjerë të arrestuar mëngjesin e djeshëm, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu