Një sherr mes disa personave është shënuar në Sauk.
Mësohet se si pasojë e konfliktit fizik një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur. Ai është goditur me një kaçavidë.
I plagosuri është identifikuar si Danjele Bengu.
Ende nuk dihen arsyet e këtij sherri. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate.