Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në KZAZ 62 në bashkinë Mallakastër ku janë numëruar 58 kuti votimi.
Nga rezultatet, PS merr fitoren me 6443 vota (46.99%), PD ndiqet nga 5525 vota (40.29%) ndërsa LSI merr vetëm 1099 vota (8%).
Procesi i votimit vijon i qetë, përveç disa debateve të krijuara mes komisionerëve për çështjen e pushimit dhe rifillimit të punës.
Në të gjithë vendin deri më tani PS kryeson me 457,601 vota, e pasuar nga PD-AN me 366,787 vota. LSI deri më tani ka marrë 64,057 vota, kurse PSD 20,735. Nisma Thurje deri më tani ka 5,914 vota.