Një apartament në kat të gjashtë në “rrugën e Dibrës” në Tiranë është ëprfshirë nga flakët.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërkohë që zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e zjarrit.
“Me datë 02.05.2021, në rrugën e Dibrës ka rënë zjarr në katin e 6 të një pallati ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për banorët.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e rënies të zjarrit”, njofton policia.