LSI thirrje ndaj SPAK: “Nuk na janë dhënë pamjet filmike të procesit të numërimit”

0

Ish deputetja e LSI, Silva Caka, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se akoma nuk ju janë vënë në dispozicion pamjet filmike të procesit të numërimit përsa i përket disa KZAZ-ve në qytete të ndryshme si Berati, Shijaku, Elbasani, apo edhe në Maliq.

Caka specifikon që tashmë janë bërë 10 ditë që prej kërkesës drejt KQZ për të vënë në dispozicion pamjet filmike të procesit të numërimit. Ajo shton se edhe vetë KQZ nuk është pajisur me këto pamje.

“Akoma dhe më shumë rëndohet situata për KZAZ-në numër 47 të Elbasanit, ku edhe sot që flasim, 10 ditë pas procesit zgjedhor, ende nuk na janë vënë në dispozicion pamjet filmike të procesit të numërimit. Madje, në informacionet tona edhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ende nuk është pajisur me këto pamje filmike”- tha Silva Caka.

Ajo gjithashtu thotë se këto filmime po vonohen qllimisht pasi sipas saj aty ka prova ëpr tjetërsimin e votave të qytetarëve.

“Kompania që disponon pamjet filmike, R&T, në pronësi të Renis Tërshanës, bashkëpunëtor dhe ish ortak me Samir Mane-n, vonon enkas dorëzimin e pamjeve filmike, pikërisht në KZAZ-të ku tjetërsimi i votës, ka marrë përmasa kriminale”- shtoi ish deputetja e LSI.

Më tej Silva Cako bëri thirrje ndaj SPAK që të fillojë hetimet lidhur me vonesën e vënies në dispozicion të pamjeve filmike të regjistruara gjatë procesit të numërimit.

“I bëjmë thirrje Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, të nisë menjëherë hetimin për arsyen e vonesës së dorëzimit të pamjeve filmike, të cilat sipas ligjit, duhet t’i vendosen pa vonesë në dispozicion, çdo subjekti politik të interesuar”- përfundoi Cako.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu