
Një ngjarje ka tronditur ndjekësit e këngëtarit të njohur, Nick Jonas. Jonas është lënduar mbrëmbjen e së shtunës, teksa ndodhej në shesh xhirim. Ky lajm është bërë i ditur nga TMZ, por ngjarja ka mbetur ende e paqartë.
“Na është thënë që Nick ishte në set kur diçka ndodhi, por burimet nuk e zbuluan natyrën e aksidentit ose dëmtimit. Megjithatë ishte mjaft serioze dhe ai u dërgua me ambulancë në një spital aty pranë”, -shkruan TMZ.
Burime bëjnë me dije se Nick Jonas do të shfaqet sërish ditën e hënë, në kompeticionin “The Voice”.
Tashmë këngëtari ndodhet në shtëpi, edhe pse rrethanat e ngjarjes mbahen sekret.
infowebtv.com