Policia e Kosovës në mëngjesin e së shtunës, rreth orës 07:50, arrestoi një femër shqiptare me nënshtetësi të huaj.
Kjo pasi ajo kishte sulmuar fizikisht tre persona, vëllain, motrën dhe të dashurin e saj.
Dy nga personat e lënduar kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në paraburgim.