Nisin zgjedhjet në PD, ku do të votojnë 4 kandidatët për kryetar

0

Prej orës 8 të mëngjesit të sotëm, demokratët do tiu drejtohen kutive të votimit, këtë herë për të zgjedhur emrin e kryetarit që do ti drejtojë në katër vitet e ardhshme, pas dështimit të Lulzim Bashës dhe ekipit për të fituar zgjedhjet e 25 Prillit.

Vetë Basha e ka konsideruar masakër elektorale atë që ndodhi me zgjedhjet në 25 Prill, por nuk e mendojnë njësoj sfidantët e tij për ti marrë kreun e partisë, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Të tre kandidatët pranojnë se në zgjedhje ka pasur manipulime, por thonë se ato nuk ishin aq të mëdha sa për të justifikuar humbjen e garës.

Zgjedhjet u zhvilluan në një kohë të shpejtë, ku kandidatët patën vetëm tre javë kohë që të zhvillonin fushatën e tyre, ku të tre veç Bashës premtojnë reformimin e partisë në rast se do të rizgjidhen.

Burime bëjnë me dije se tre kandidatët, Basha, Kadilli dhe Shehaj do të votojnë në selinë e PD-së, ndërkohë që Harxhi do të votojë në njësinë 5. Në seli do të votojnë dhe anëtarët e kryesisë dhe deputetët e zgjedhur të kësaj force politike, ndërsa në të gjithë vendin të drejtën e votimit e kanë 75 mijë anëtarë dhe 76 qendra votimi.

Votën mund ta hedhin vetëm personat që kanë kartë anëtarësie. Të përjashtuar nga vota do të jenë demokratët që sipas kryetarit të Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana kanë bërë fushatë haptas për kundërshtarët në zgjedhjet e 25 prillit, ndonëse ata rezultojnë anëtarë të PD. Nga ana tjetër, Gjana tha se do të lejohen që të votojnë ata që s’kanë emrin në lista, por kanë kartë anëtarësie.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu