Përplasen automjetet, persona të plagosur mes tyre edhe një foshnjë 10-muajshe

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë në afërsi të zonës së Larushkut.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se tre mjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona mes tyre edhe një foshnjë 5 muajsh.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit M.Doci, E.Doci A.Hajini të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e traumës.

Shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia e madhe, ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen plotë të  rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu