Fridman Xhaferri është personi që u gjet i mbytur në një rezervuar në Korçë këtë të diel.
Polia bëri me dije se ky person ka qenë i dënuar për veprën penale “Shkatërrim prone” e kryer në bashkëpunim dhe kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu për të qëndruar në “arrest shtëpie”.
Mësohet se ky person është përgjegjës për djegien e 3 makinave, incident ky që ndodhi pranë një qendre tregtare në Lushnje pak kohë më parë.
Po ashtu, burimet bëjnë me dije se personi në fjalë është konstatuar me shenja dhune dhe dyshohet të jetë vrarë diku tjetër e më pas të jetë hedhur në rezervuar.