Asnjë vdekje Covid në Kosovë gjatë 24-orëve të fundit

0

Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë vdekje Covid , ndërkohë që janë regjistruar 5 raste të reja nga 1977 testime të kryera.

Njoftimi i plotë i IKSHPK: 14 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.117 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 99.394 doza të vaksinës.

Deri më sot 9.640 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.977 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.988.

Në total numri i rasteve aktive është 345.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu