Vrasje për “hobi”. 29-vjeçari i merr jetën me thikë kalimtarit, habit me deklaratën: Doja të shkoja në burg, jam i palumtur me jetën!

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Austri, ku sipas mediave vendase bëhet me dije se një 29-vjeçar ka vrarë me mjet prerës një kalimtar, me qëllim që të futej në burg. Ka qenë pikërisht kjo arsyeja që ai ka parasshtruar para hetuesve kur u pyet në lidhje me krimin e rëndë. Ndër të tjera ai shtoi se ndihej i pakënaqur nga jeta që bënte dhe asgjë s’kishte kuptim për të. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Kufstein, në afërsi me kufirin gjerman. Autoritetet nuk e kanë bërë të ditur identitetin e 29-vjeçarit, ndërsa në lidhje me viktimën thanë se “nuk pati asnjë shans që t’i mbijetonte plagëve të marra”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu