Pësoi avari në pjesën e përparme, përplaset një avion në aeroportin e njohur anglez

0

Një aeroplan i “British Airways” ka pësuar një avari në pjesën e përparme teksa ishte në pistën e aeroportin Heathrow.

Nga fotot e publikuara nga mediat angleze shihet se avioni është përplasusr në pjesën e përparme, ndërsa shkalla e dëmit ende nuk është e qartë.

British Airways ka konfirmuar se aeroplani po transportonte vetëm mallra dhe për fat të mirë nuk kishte pasagjerë në bord.

Një zëdhënës i kompanisë tha: “Një aeroplan mallrash është dëmtuar. Siguria është gjithmonë përparësia jonë më e lartë dhe ne jemi duke e hetuar çështjen”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu