Pamje nga momentet e fundit të 20-vjeçares që u vra nga i shoqi, e lumtur luan në bregdet me fëmijën (Video)

0

Vrasja e 20-vjeçares britanike nga bashkëshorti i saj grek, në sy të foshnjes 11 muajshe ka tronditur mbarë opinionin publik.

Ditën e djeshme policia arriti të zbardhte krimin e rëndë, ku autor ishte vetë bashkëshorti i saj 32-vjeçar me profesion pilot. 20-vjeçarja u gjet e pajetë në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh.

Ndërsa burri i saj “luajti teatër” për më shumë se një muaj duke thënë se autorë të vrasjes ishin tre grabitës dhe kryesori ndër ta ishte shqiptar.

Ndërkohë mediat e huaja kanë publikuar pamje të 20-vjeçares teksa luante me fëmijën e saj pranë detit pak ditë para se të vdiste. Në video ajo shihet mjaft e lumtur.

Pak ditë më pas burri saj e mbyti me jastëk me justifikimin se Caroline donte të ndahej dhe të largohej bashkë me fëmijën.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu