U ndje keq pasi doli nga dushi, ndërron jetë në qendrën mjekësore 56-vjeçari

0

Një shtetas norvegjez i identifikuar si Frank Uestgard, 56 vjeç, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Ksamil.

56-vjeçari është ndjerë keq pasi ka dalë nga dushi dhe është drejtuar për në qendrën shëndetësore të Ksamilit ku dhe ka ndërruar jetë.

Shtetasi norvegjez ishte së bashku me të dashurën për pushime në Shqipëri.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 56-vjeçarit, ndërkohë që bëhet me dije se turisti i huaj kishte probleme me presionin në gjak.

Turpi aktualisht ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës dhe nesër do të transportohet në Tiranë pranë mjekësisë ligjore.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu