Konfliktet nuse-vjehrrë kanë degraduar në një ngjarje të paprecedentë në Tiranë. Bëhet me dije se vjehrra me inicialet M.K ka ushtruar dhunë psikologjike të vazhdueshme ndaj nuses së djalit të saj. Kjo e fundit ka tentuar të vetëvritet, teksa vjehrra ka rënë në pranga nga policia.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases M. K., pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit, e cila si pasojë e dhunës psikologjike ka tentuar të dëmtojë veten e saj.