Kryemadhi lë jashtë Parlamentit Mehmetajn: Zgjedh t’i japë mandatin të “riut” Tit Vasili

0

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi me anë të një shkrese drejtuar KQZ, njofton se ka pranuar mandatin në qytetin e Fierit dhe jo atë në Tiranë.

Kështu ajo përzgjedh që në Kuvend të futet nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cili ishte në listën e Tiranës dhe mundi të marrë gjithsej në të gjithë qarkun vetëm 362 vota.

Duke marrë mandatin e Fierit, Monika Kryemadhi ka lënë jashtë Kuvendit Kejdi Mehmetajn.

Le të kujtojmë se strategjia kryesore e LSI është ta prezantojë këtë forcë politike si partinë e të rinjve.

Në fakt mjafton ky rast për të kuptuar se për dyshen Meta-Kryemadhi, të rinjtë janë thjesht numër votash që e shumta mund t’i gënjesh me një xhiro në Jalë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu