Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Velipojë në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme. Pas një sherri banal për ndarjen e rërës në plazh mbetën të vrarë 4 persona dhe 2 të tjerë të plagosur, mes tyre Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç.
Tragjik ishte fati i 20-vjeçarit i cili humbi jetën, në ditën e parë të punës ku kishte filluar të punonte si kamarier në hotelin Gocaj.Njerëz të tij më të afërt kanë bërë me dije se e ëma nuk kishte asnjë mundësi financiare për të mbuluar shpenzimet e funeralit të djalit të saj.
Në këtë moment ka reaguar reperi Capital T, i cili është ofruar të ndihmojë familjen e djalit. Capital T iu gjend pranë familjes në këtë moment kaq të vështirë, ndërsa gjesti i tij vlen si shembull për të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë sado pak nënën dhe vëllain e të ndjerit në këto ditë kaq të vështira për to.
Infowebtv