Policia italiane parandalon vetëvrasjen e një qytetari, ndodhej në një gjendje tepër të rëndë

0

Pasditen e djeshme policia e Katanias shpëtoi një burrë që kishte pasur për qëllim të vetëvritej. Pesëdhjetë vjeçari ishte larguar nga shtëpia pasi kishte lënë një shënim që tregonte qartë qëllimin e tij për të vetëvrarë, më pas anëtarët e familjes kanë njoftuar menjëherë policinë.

Kërkimet filluan menjëherë, bazuar në përshkrimin fizik. Ekuipazhi i “Picanello” e ka lokalizuar atë ndërsa ishte në ambjentet e Artale Aragona dhe e ndaloi. Në momentin që e kanë ndaluar ai ishte në një gjendje konfuze të dukshme dhe për agjentët ishte mjaft e dukshme që në ato kushte ai të mund të vetëvritej.

Prandaj, forcat policore kanë njoftuar menjëherë një ambulancë që e transportoi atë në spitalin Cannizzaro.

Infowebtv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu